15:04 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjakovë: Djali gjen babanë e vdekur në shakt

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, djali ka gjetur babanë në shaktën e oborrit, transmeton Indeksonline.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin e ka dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/