10:44 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / MSH

Gjakovë, gjinden 70 mina në pyll

Në fshatin Zylfaj të Gjakovës, dje në mesditë është raportuar në hasje të disa mjeteve shpërthyese.

Një ankues kishte informuar Policinë se kishte hasur mjete shpërthyese në pyllin e fshatit.

Njësitet policore bënë sigurimin e vendit të ngjarjes, teksa njësitet e FSK-së deminuan dhe tërhoqen 70 copë mjete të dyshuara minë E-3.

Policia ka njoftuar se tërheqja e tyre është bërë në mënyrë të sigurtë.