20:17 / E Diele, 15 Janar 2023 / AR

Gjaku që zgjoi botën e përgjumur, në pritje të drejtësisë

Shkruan: Leotrim Berisha

Avdyl Sejdiu, 99 vjeç, ishte në mesin e 45 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe. Ai nuk ishte i armotusur dhe si tillë nuk përbente rrezik për forcat serbe. Ai ishte shqiptar, dhe kjo mjaftonte për armikun që ta shfrynte gjithë mizorinë mbi të tjerë shqiptarë.

Në 24-vjetorin e masakrës që sensibilizoi botën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë, kryerësit e këtij krimi vazhdojnë të bredhin në liri. Për më tepër, disa nga urdhërdhënësit e tyre janë rehatuar në institucionet qendrore në Serbi.

Në anën tjetër, bartësit e luftës tonë për liri, vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, padrejtësisht, si rezultat i fabrikimeve serbe për ta barazuar luftën tonë për liri, me krimet e tyre monstruoze mbi popullin shqiptar.

Vrasja e Avdyl Sejdiut dhe 44 civilëve tjerë duhet të shërbëjë si kambanë për unifikim të spektrit politik dhe për të kërkuar që drejtësia për masakrën e Reçakut dhe dhjetëra masakrave tjera të vendoset deri në fund.

Është momenti i fundit, kur duhet bërë bashkë të gjithë në disa tema nacionale. Vetëm Serbisë i konvenon një ambient polarizues në Kosovë.

Reçaku dhe masakrat tjera anëkend vendit na kujtojnë se liria, të cilën e gëzojmë sot, ishte rezultat i një sakrifice të madhe të popullit shqiptar në dekada të ndryshme për liri.

Mirënjohje e falënderim për jetë ambasadorit William Walker që e njoftoi botën me këtë masakër dhe vuri në lëvizje botën demokratike për të mos qëndruar indiferent karshi krimeve serbe në Kosovë.