09:37 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / AR

Gjashtë burra rrihen mes vete për një parking të veturave në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Pejë, meqenëse të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes vete.

“Pejë, 23.06.2021-17:40. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një  parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore . Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia