23:47 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / C E

Gjashtë gola të shënuar, Juventusi i shpëton për pak më të keqes

Është zhvilluar një ndeshje shumë interesante në mes të Sassuolos dhe Juventusit.

Zonja e Vjetër i ka shpëtuar për pak humbjes duke barazuar me rezultat 3-3 në një ndeshje të bukur të Sassuolos, shkruan Indeksonline.

Juve ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Danilo në minutën e gjashtë dhe Higuain në minutën e 12-të.

Sassuolo arriti të përmbys rezultatin me golat e Djuricic (29′), Berardi (51′) dhe Caputo (54′).

Golin e barazimit për Juven e shënoi Alex Sandro në minutën e 64-të të ndeshjes.

Juve mbetet në krye të tabelës me 77 pikë, shtatë më shumë se Atalanta derisa Sassuolo është në vendin e tetë me 47 pikë. /IndeksOnline/