09:18 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjashtë vite nga ndeshja historike e Kosovës

Marsi është në mendjen e të gjithë shqiptarëve dhe muaji që simbolizon shumë në kalendarin e çdo njeriu që zemra i rreh shqip.

Rezistenca e familjes Jashari me 5, 6 dhe 7 mars 1998 kundër serbeve e ka zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve në luftën për liri.

Në vitin 1999, pikërisht në mars kanë filluar bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe që i parapriu lirisë dhe largimit të ushtrisë barbare të Millosheviqit.

Edhe në historinë moderne, muaji i tretë i kalendarit do të mbahet mend për gjithë jetën, sidomos për futbolldashësit.

Me 5 mars 2016, Kosova do ta luante ndeshjen e parë historike nën organizimin e FIFA-së.

Edhe pse pa flamur dhe pa himn, Dardanët në “Adem Jashari” të Mitrovicës e pritën Haitin.

Ajo ditë me shi dhe me mbi 18000 tifozë të pranishëm do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit, që i parapriu sukseseve të njëpasnjëshme të Kombëtares.

Rezultati ishte i barabartë, pa gola, por ajo ishte gjëja më e pa rëndësishme atë ditë, pasi Kosova theu një izolim të gjatë. /IndeksOnline/

Kosovo’s national football team pose before the friendly football match between Kosovo and Haiti on March 5, 2014 in Mitrovica. Six years after declaring independence from Serbia, Kosovo drew 0-0 in a friendly match with Haiti in their FIFA-approved debut on the international stage Wednesday. But even without a single goal scored, more than 17,000 fans at the Adem Jashari stadium frenetically applauded their squad playing in blue and white jerseys. AFP PHOTO / ARMEND NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images)