11:00 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjatë 2017-tës, 159 mitrovicas kërkuan të riatdhesohen

Numri i personave dhe familjarëve të kthyer në komunën e Mitrovicës nga vendet perëndimore ka vazhduar edhe në vitin që shkoi, kështu sipas koordinatorit të zyrës për kthim dhe ri-integrim Bedri Sadiku në vitin që shkoi në këtë zyrë janë paraqitur 159 raste të kërkesave të personave të kthyer nga shtetet evropiane për futje në sistemin e menaxhimit dhe përfitimit nga skemat për persona të riatdhesuar.

 “Konkretisht nga 1 janari 2017 deri më 31 dhjetor 2017 në zyrën tonë janë parashtruar 132 kërkesa nga kryefamiljarët përkatësisht 112 persona të riatdhesuar me mbi 450 anëtarë të familjeve, prej të cilëve 114 ishin pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe 18 nga komunitetet rom, ashkali, të cilët janë njoftuar me drejtat dhe përfitimet që mund të gëzojnë” ka thënë koordinatori i zyrës për kthim edhe ri-integrim Bedri Sadiku.

 Ata janë asistuar në njohjen me drejtat sikurse edhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dëshmues të gjendjes së tyre, duke nisur nga sigurimi i kulmit mbi kokë, qirasë, pakove ushqimore, orendive dhe asistencës sociale, sikurse edhe përgatitjen e dokumenteve  për themelimin eventual të biznesit, ndërtimit apo rindërtimit të shtëpive etj.   Sipas Sadikut gjatë vitit 2017  në 132 raste është kërkuar përfitim nga programi(skemat e përgjithshme dhe ato të veçanta) përkatësisht asistencë për pako ushqimore, higjenike, por edhe në sigurimin e banimit të qëndrueshëm përmes pagesës së qirasë ,pakos dimërore/dru zjarri/, orendi ,trajtim mjekësor e sidomos numri me i madh i kërkesave ishin për themelim biznesi rreth 80  prej te cilave 5 janë shqyrtuar dhe miratuar nga Komisioni Qendror.

Komisioni Komunal për Ri-integrim gjatë vitit 2017 ka mbajtur 15 takime për shqyrtimin e 132 rasteve të paraqitura nga 112 persona, krye familjar. Nga komunitetit shqiptar janë shqyrtuar 114 dhe 18 kërkesa nga komuniteti Romë, Ashkali, Egjiptian.   Sipas Sadikut nga këto kërkesa:36 janë miratuar, 12 kërkesa janë refuzuar,80 janë në proces,  2 janë pezulluar dhe tek 2 janë kërkuar informata shtesë.

Problem në vete në këtë paraqet mundësia shumë minimale për ndihmë nga niveli komunal, me gjithë obligimet e nivelit qendror (departamentit te riatdhesimit në kuadër të MPB-së) në këtë drejtim, sidomos në aspektin e sistemimit e strehimit, akomodimit, vazhdimit pas kalimit të 12 muajve dhe pakos ushqimore, higjienike etj.

Gjate vitit 2017 Komuna ka marr përsipër të paguaj për 6 muaj qira për 2 persona të kthyere , një të komunitetit rom dhe një shqiptar të cilët nuk kanë vendstrehim.   Sipas koordinatorit Sadiku :  ne si zyre, njerëzve-familjeve varësisht nga nevojat e tyre dhe mundësitë tona iu kemi dal në ndihmë konform mundësive sidomos në pajisjen me dokumentacion të nevojshëm personal, ndihmë në trajtim mjekësor, por edhe adresimin në zyrën për komunitete për ndihmë në pako ushqimore.