10:39 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjatë arrestimit të dy personave në Prishtinë, lëndohet një polic

Dy persona të dyshuar janë arrestuar natën e kaluar në Prishtinë. Të njëjtit besohet se pas një mosmarrëveshje në trafik kanë sulmuar fizikisht viktimën përderisa gjatë arrestimit është lënduar edhe një zyrtar policor i cili mori tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Nga njëri prej të dyshuarve policia ka konfiskuar një armë të ftohtë-thikë dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, kurse rasti mbetet të hetohet./Indeksonline/