11:00 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjatë kohës që punonte tokën, gjen një mjet të dyshimtë

Gjatë ditës së djeshme, një person nga fshati Shashkovc, sa ishte duke punuar tokën e tij ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Me këtë rast ai ka njoftuar menjëherë institucionet përgjegjëse.

Njësia përkatëse e policisë ka bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.