16:59 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / MSH

Gjella që rrezikon zemrën dhe enët e gjakut

Doktor Andrey Bobrovsky, një nutricionist rus dhe doktor i shkencave mjekësore, zbuloi se lëngu i mishit, i çdo lloji, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Siç shpjegoi ai, nëse e hani rregullisht, rrisni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

“Është vërtetuar se shumë sëmundje moderne janë të lidhura me përdorimin e vazhdueshëm të acideve yndyrore të ngopura, gjegjësisht yndyrave shtazore”, tha dr. Bobrovski dhe shpjegoi se i referohej sëmundjeve të tilla si ateroskleroza, sëmundjet kardiovaskulare, infarkti dhe goditjet në tru.

Dr. Bobrovski tërhoqi vëmendjen për rrezikun e gjellës popullore, e cila në vendin tonë njihet si paçe.

Edhe “sekreti” është se përdorimi i rregullt i tij dëmton në mënyrë të padukshme zemrën. Fakti është se, sipas mjekëve, ndikimi negativ i acideve yndyrore të ngopura në shëndet vërehet ndonjëherë shumë vonë, sepse, për shembull, ateroskleroza zhvillohet me vite pa u ndjerë.