12:23 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjenden narkotikë, mulli për bluarje dhe thikë, të dyshuarit lirohen

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në qytetin e Pejës. Në veturën me të cilën po udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike, një mulli për bluarje të narkotikëve dhe një thikë, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/