10:32 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjenden tri raketa hedhëse në Prilluzhë

Një person ka raportuar se në fshatin Prilluzhë të Vushtrri, kishte hasur në disa mjete të dyshimta të pashpërthyera.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-i amerikan, të cilët mjetet e dyshimta i kanë marrë me vete.

Sipas tyre kanë qenë tri raketa hedhëse me predha të prodhimit jugosllav./