09:44 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjendet drogë brenda burgut të Dubravës, arrestohet një femër

Në Burgun e Dubravës, në Istog është arrestuar një femër e dyshuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/