09:36 / E Martë, 06 Prill 2021 / A. M.

Gjendet i varur në lis një person, në Kaçanik

Një ngjarje e rënd ka ndodhur dje në fshatin Doganaj të Kaçanikut pasi një person është gjetur i varur me litar në lis.

Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në lagjen Lekaj.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes si dhe mjeku kujdestar i  QKMF-së në Kaçanik, i cili edhe e ka konfirmuar vdekjen e personit.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve të stacionit dhe njësitë relevante nga Stacioni i PK-së në Ferizaj.  /Indeksonline/