10:46 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Gjendet i vdekur një 36 vjeçar në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, konfirmoi për Indeksonline se rasti ka ndodhur në rrugën “Sokol Dobruna”, diku rreth orës 05:00, dhe se bëhet fjalë për një viktimë të moshës 36 vjeçare.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 36 vjeç” deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se, ndonëse viktima në fjalë huhet të ketë pasur probleme të mëhershme shëndetësore, policia ka nisur hetim mbi vdekjen e tij.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” shtoi Ahmeti./Indeksonline/