09:57 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / A. M.

Gjendet i vdekur një person në Isog, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh të policisë vdekja e tij është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarje”, njoftoj policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.