17:12 / E Martë, 26 Korrik 2022 / k.v

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Një person i moshës rreth 50-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 09:00 është raportuar se një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.