14:57 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13 e 30 minuta në kompleksin banesor “Toskana” në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se një person kishte tentuar të flas me gjyshin e tij i cili banon në kompleksin banesor “Toskana”, mirëpo nuk kishte mundur të futej brenda banesës.

Ai menjëherë ishte paraqitur në polici për të kërkuar asistencën e tyre ku bashkë me zjarrfikësit dhe ekipin mjekësor kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Pasi të gjithë kanë hyrë në banesën e të moshuarit është gjetur trupi i pajetë i I.Dedinca 70-vjeç.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa aty ka dalë edhe njësiti i hetimeve dhe forenzika të cilët po merren me rastin./Indeksonline/