Gjendet i vdekur një person në Rugovë të Pejës
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës.
Këtë e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Ai ka thënë se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 15:19.
“Fshati Shkrel, ne bjeshket e Rugoves, eshte gjetur nje trup i pajete i nje personit, jane ekipet duke shikuar rastin, rreth ores 15:00, jemi kontaktuar nga nje qytetar. Ne vendin e ngjarjes jane njesitet e hetimeve rajonale”, tha për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.