10:35 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / k.v

Gjendet i vdekur një person në Zhegër, policia nis hetimet

Një mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti është regjistruar të dielën pasdite ndërsa me urdhër të prokurorit po hetohet si vdekje e dyshimtë./IndeksOnline/