21:52 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjendet nëndetësja e Pablo Escobar-it, kërkoheshin 70 milionë dollarë që ai ka fshehur (Video)

Pas më shumë se 24 vjet pas vdekjes së tij, hija e Pablo Escobar dhe pasuria e tij mbetën tërheqëse për studiuesit dhe ekspertët.

Tani, një grup ekspertësh të CIA-s, gjetën një nga nëndetëset e përdorura të trafikut të drogës.

Doug Laux dhe Ben Smith dy agjentë të CIA-së, udhëtuan për në brigjet e Kolumbisë në kërkim të një prej nëndetëseve të përdorura nga lideri i karterlit të drogës, Pablo Emilio Escobar Gaviria, për të kontrabanduar kokainë në SHBA, transmeton Indeksonline.

Operacioni u regjistrua nga Discovery UK, që realizoi një program të veçantë për gjetjen që llogaritej në bashkëpunimin e lokaleve.

Lideri i kartelit i cili u vra më 2 dhjetor 1993, përdori anijen nënujore për të shmangur kontrollohet dhe transportin detar për dërgesat e mëdha të kokainës në Miami, me ndalesa të mëparshme në Porto Riko.

Si trafikantë i drogës, paratë e tij u investuan në blerjen e aeroplanëve, helikopterëve dhe madje edhe në një nëndetëse  për të kaluar kokainë në SHBA.

Sipas njoftimeve të inteligjencës, në atë nëndetëse mund të ishte fshehur një pasuri afër 70 milionë dollarëshe, edhe pse për momentin nuk u gjet asnjë pasuri e tillë.

Ndryshe Pablo Escobar ishte një person jashtëzakonisht i pasur ku besohet se në vitin 1987 pasuria e tij e bërë publike ishte 22 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e parave që kishte kreu i kartelit, është gjetur nga autoritetet por ka një pjesë tjetër që mbetet e humbur./Indeksonline/