14:46 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjendet një mesazh në shishe i shkruar 50 vjet më parë

Në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është gjetur një letër brenda një shisheje e shkruar para 50 vjetësh nga një oficer detar rus.

Tiler Ivanof në qytetin Shishmaref, ndërkohë që kërkonte dru zjarri, ka gjetur një letër brenda një shisheje.

Ai theksoi se “kur e ka parë se shkrimi në këtë letër është në rusisht dhe nuk mund ta lexonte e ka postuar në rrjetet sociale”.

Nëpërmjet ndihmës së shokëve të tij që dinë rusisht kanë zbuluar se letra është shkruar më 20 qershor 1969 nga oficeri rus, Anatoli Bocanenko.

Ndërkohë kanali shtetëror televiziv i Rusisë, “Russia-1”, ka kontaktuar personin që e ka shkruar letrën, zotin Bocanenko, i cili fillimisht ishte skeptik se kjo letër ishte e tija, por pasi pa nënshkrimin u bind.

Bocanenko në kohën kur e kishte shkruar letrën ishte 36 vjeç dhe punonte në anijen e quajtur “Sulak”