15:07 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën e “Krujës” në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Personi i vdekur është rreth moshës 65-vjeç dhe se vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se një person është pa shenja jete, në rrugën e “Krujës” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi. Vdekjen e viktimës, mashkull 65-vjeç e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Vdekja aktualisht është e dyshimtë dhe se njësitet përkatëse policore po merren me hetimin e saj./Indeksonline/