12:48 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet një person i vdekur në qytetin e Pejës

Në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës  ka marrë një njoftim se një person është parë i shtrirë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Për Indeksonline, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin dhe ka dhënë detaje më të hollësishme.

“Rreth orës 10:15, Policia e ka marrë një njoftim se një trup gjendet i shtrirë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Policia dhe ekipet emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipet mjekësore e kanë vërtetuar se personi i shtrirë është i vdekur. Ekipet në vendin e ngjarjes e  kanë vërtetuar se viktima është mashkull dhe rreth moshës 30 vjeçare. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes. Ndërkohë ne po vazhdojmë me hetimet.” , u shprehë ai./Indeksonline/