75 Mall Live Search
13:26 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjendet një person i vdekur pranë hekurudhës në Leposaviq

Një person mashkull serb, është gjetur i vdekur ditën e djeshme rreth orës 20:18, pranë hekurudhës në Leposaviq.
Njësitet policor dhe ekipi mjekësorë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë konstatuar se vikimta ishte pa shenja jete.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Leposaviq 26.10.2018-20:18. Një mashkull K/Serb ka informuar se skaj hekurudhës kishte vërejtur një person të shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi mjekësorë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport./Indeksonline/

Temat: