13:48 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjendet një shqiptar i vdekur në një burg të Greqisë

Greqi, një 35 vjeçar shqiptar, gjendet i vdekur në burgun e Trikalas.

Ai nuk u paraqit ne apelin e paraditës dhe gardianet shkuan në qeli, ku u konstatua vdekja e tij.

Raportohet se është thirrur mjeku ligjor, ndërsa ka filluar dhe një hetim administrativ mbi rrethanat e vdekjes.

Emri i 35 vjeçarit nuk bëhet i ditur nga autoritetet greke.