13:04 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjendet një trup në aeroplanin që mbante Emiliano Salan

Është gjetur një trup në rrënojat e aeroplanit të zhdukur që po udhëtonte transferi i Cardiffit, Emiliano Sala.

Gjatë ditës së djeshme u gjetën rrënojat derisa sot është vërejtur një trup njëriu, shkruan Indeksonline.

“Një trup është parë në rrënojat e avionit që mbante futbollistin e humbur Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson”, konfirmon Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore.

Ende nuk dihet nëse trupi i gjetur është i futbollistit apo i pilotit.

Aeroplani me të cilin po fluturonte Sala, u zhduk në mbrëmjen e 21 janarit. /IndeksOnline/