08:39 / E Diele, 12 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Veriut

Një person është gjetur pa shenja jete në stacionin e trenit në Mitrovicë të Veriut, ditën e djeshme.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi i ndjeri nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

‘’Mitrovicë Veri 11.03.2023-NN. Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar’’, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/