15:28 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjendet thesari në malet e Rocky-t, i fshehur një dekadë më parë

Një kuti bronzi e mbushur me ar, bizhuteri dhe gjëra të tjera me vlerë më shumë se 1 milion dollarë amerikanë, dhe e fshehur një dekadë më parë diku në shkretëtirën e Rocky Mountain është gjetur, sipas një koleksionisti të njohur të artit.

Forrest Fenn, 89 vjeçar, i tha të dielën “Santa Fe New Mexico”, një njeri që nuk donte që emri i tij të lëshohej – por ishte nga “mbrapa lindjes” – e vendosi kutinë disa ditë më parë dhe zbulimi u konfirmua nga një fotografi që dikush ia dërgoi atij.

190424 Forrest Fenn hidden treasure Rocky Mountains USA news

“Ishte nën një tendë yjesh në bimësinë e harlisur, pyjore të Maleve Rocky dhe nuk kishte lëvizur nga vendi ku e fsheha më shumë se 10 vjet më parë”, tha Fenn në një deklaratë në faqen e tij të internetit të dielën, që akoma nuk e zbuloi vendndodhjen e saktë.

“Unë nuk e njoh personin që e gjeti atë, por poema në librin tim e çoi atë në vendin e saktë”, shkruan 9 News, transmeton Indeksonline.

190424 Forrest Fenn hidden treasure Rocky Mountains USA

Fenn postoi të dhëna për vendndodhjen e thesarit në internet dhe një poezi me 24 rreshta që u botua në autobiografinë e tij të vitit 2010 “Thrill of Chase”.

190424 Forrest Fenn hidden treasure Rocky Mountains USA stalker arrested

Shumë njerëz u larguan nga punët e tyre për t’iu përkushtuar kërkimit.

Fenn tha se e fshehu thesarin si një mënyrë për t’i tunduar njerëzit të futen në shkretëtirë dhe t’u japin atyre mundësinë për të filluar një aventurë të modës së vjetër dhe ekspeditë për pasuritë.

Fenn i tha “The New Meksikan” në vitin 2017, që kutia peshon 9 kg.

I pyetur se si ndjehet tani që thesari është gjetur, Fenn tha: “Nuk e di, ndjehem gjysmë i lumtur, gjysmë i trishtuar, sepse ndjekja ka mbaruar”.

“Unë uroj ata mijëra njerëz që morën pjesë në kërkim dhe shpresoj se ata do të vazhdojnë të tërhiqen nga premtimi i zbulimeve të tjera”, tha ai në faqen e tij të internetit./Indeksonline/

190424 Forrest Fenn hidden treasure Rocky Mountains USA stalker arrested