75 Mall Live Search
17:13 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjendet trupi i Armend Trenës (Video)

Njësitet e kërkimit kanë arritur që të gjejnë trupin e policit të zhdukur Armend Trena, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit.

“Po, para pak minutash e kanë gjetur trupin e policit. Është gjetur në hyrje të Hanit të Elezit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se policët Armend Trena e Malsor Dashi pësuan aksident mbrëmjen e së shtunës së 28 prillit, kur po lëviznin me veturën zyrtare të policisë. Ata u aksidentuan në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në lumin Lepenc, shkruan Indeksonline.

Trupi i Malsor Dashit u gjet të enjten që shkoi, ndërsa u varros ditën e shtunë me ceremoni shtetërore.

Në kërkimin e policëve ishin FSK-ja, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, zhytës të shumtë, si dhe qytetarë të cilët ndihmuan në këto kërkime./Indeksonline/