20:13 / E Hënë, 26 Tetor 2020

Gjendet trupi i pa jetë i një 72 vjeçari në fshatin Kabash të Vitisë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Me datë 26.10.2020, rreth orës 17:50, Policia e Kosovës në Viti,  ka pranuar një informatë  se në fshatin Kabash, komuna Vitisë, dyshohet se një person i moshës shtatëdhjetë e dy vjeç  (72 ) vjeç në shtëpinë e tij ka kryer vetëvrasje, ka njoftuar për indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve dhe krim- tekniken kanë dalë në vendngjarje, po ashtu në vendngjarje kanë dal edhe ekipet mjekësore, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë”, ka theksuar Hashani.

Ai ka thënë se për momentin rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”. Ndërkohë që hetimet rreth rastit janë duke i kryer njësitet e hetimeve rajonale,  në bashkëveprim me prokurorin.