Gjendet vetura e vjedhur para dy dite në Prishtinë
Vetura e vjedhur mëngjesin e së martës në lagjen “Nic” të Prishtinës, është gjetur gjatë ditës së sotme, raporton Indeksonline.
Vetura është gjetur afër Lipjanit e braktisur ndërsa me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.
Pronari i veturës kishte thënë për Indeksonline se vetura iu vodh atij nga dy persona të maskuar të cilët fillimisht kishin hyrë në shtëpinë e tij duke i marr
gjëra me vlerë e pastaj edhe çelësat e veturës më të cilën kishin ikur me shpejtësi.
Po atë natë, vetura e viktimës “Pasat” karvan, ngjyrë hiri e vitit 2012 ishte shfrytëzuar nga hajnat edhe për thyerjen e një marketi.
Nuk ka informacione nëse janë identifikuar edhe kryesit e veprës, porse lajmi i mirë është se vetura do t’i kthehet pronarit të vërtetë./Indeksonline/
(Vetura e vjedhur, tashmë e gjetur)
(Hajnat duke e vjedhur veturën në lagjen Nic)
(Momenti i tentim thyerjes së marketit, hajnat me veturën e vjedhur)
Vidhet vetura në Prishtinë, pronari kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
Hajnat e vodhën veturën në Prishtinë, pas gjysmë ore tentuan vjedhje me të