23:46 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vidhet vetura në Prishtinë, pronari kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Dy persona të maskuar mëngjesin e së martës kanë kryer një vjedhje të rëndë në lagjen Nic të Prishtinës.

Hajnat kanë hyrë në shtëpinë e viktimës nga kanë marr gjësende me vlerë ndërsa më pas kanë arritur të vjedhin edhe veturën “Pasat” karvan, ngjyrë hiri e vitit 2012.

Pronari i veturës e ka lajmëruar rastin tek organet e rendit dhe më pas në portalin Indeksonline ku kërkon nga qytetarët që nëse e hasin veturën ta lajmërojnë menjëherë policinë. Ai thotë se targat e veturës janë 01 280 KD./Indeksonline/