09:30 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjendja e ish-presidentit Sejdiu pas operacionit stabile

Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu është e mirë dhe në gjendje stabile pas intervenimit kirurgjik në zemër të kryer para dy ditësh.

Gjendjen e qëndrueshme shëndetësore të ish-Presidentit kosovar e kanë konfirmuar për Gazetën Express zyrtarët e Spitalit Amerikan në Prishtinë.

Ata bëjnë të ditur se Sejdiu shumë shpejt do të mund të bisedojë më mediat, duke paralajmëruar edhe një konferencë të tij, gjatë ditëve të ardhshme, ku ish –Presidenti vet do të tregojë për gjendjen e tij.

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë së mërkurës ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në zemër.