15:46 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjendja “e mjerë” e rrugëve në Bresje, që shihet çdo të martë

Çdo të martë në këtë pjesë mund të shihet një pamje e tillë e papastërtisë.

E gjithë kjo bëhet për shkak se çdo javë në këtë ditë, në Bresje të Fushë Kosovës mbahet tregu e i cili përveç mbeturinave po shkakton edhe bllokimin e rrugëve.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa fotografi duke treguar pamjen pas përfundimit të këtij tregu, ku shihen mbeturina të lëna gjithandej nëpër rrugë.

Sipas të njëjtit lexues çdo të martë përveç kësaj gjendje, nga ora 07:00 deri në ora 14:00, rrugët janë të bllokuara dhe ata nuk mund të hyjnë dhe të dalin nga shtëpitë e tyre me veturë gjatë kësaj periudhe./Indeksonline/