09:13 / E Premte, 24 Mars 2023 / k.v

Gjendja në Trust mbledh sot komisionin për Buxhet

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të ketë diskutim rreth Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës;.

Për këtë të ftuar janë: Fehmi Mehmeti-Guvernator BQK, Kryesues, Vlora Spanca- Auditore e Përgjithshme, Hekuran Murati- Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Adrian Zalli-Drejtor menaxhues i TRUST-it.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i listës së kandidatëve për plotësimin e pozitës ë Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.