23:16 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / AR

Gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Gjendja nëpër vendkalimet kufitare të Kosovës vazhdon të jetë e qetë edhe pse mërgimtarët kanë filluar të vijnë në vendlindje.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ka aspak kolona.

Pritjet nëpër të gjitha hyrje-daljet janë nga tre deri në pesë minuta.

Përveç Merdares, ku pritja në hyrje është deri në dhjetë minuta./Indeksonline/