75 Mall Live Search
21:47 / E Enjte, 06 Prill 2023 / Gj. Sh

Gjendja shëndetësore e Berlusconit, vuan nga një sëmundje e rëndë

Një përditësim ka mbërritur në lidhje me gjendjen e ish-pronarit dhe presidentit të AC Milan, Silvio Berlusconi, pasi ai u shtrua në spital dje.

Dje u raportua se Berlusconi ishte në kujdesin intensiv në spitalin San Raffaele pasi kishte pasur një problem kardiak, pasi kishte dalë nga i njëjti spital më 30 mars.

Tani, një raport mjekësor (nëpërmjet SempreMilan.it) ka konfirmuar se Berlusconi aktualisht ndodhet në spital në kujdesin intensiv për trajtimin e një infeksioni të mushkërive dhe leukemisë.

“Shpresoj që ai të ketë forcën për t’i rezistuar kësaj goditjeje të fundit që ka një emër të keq, leukemi,” tha zëvendësministri i Kulturës, Vittorio Sgarbi, një mik i vjetër i Silvio Berlusconit.