20:09 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

Gjendje e rëndë, mbi 25 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4.397 raste me Covid-19.

Kështu numri total i rasteve aktive ka shkuar në 25.458, raporton Indeksonline.

Gjendja pandemike vijon të jetë shqetësuese, pasi virusi po përhapet me të madhe.

No photo description available.

Në anën tjetër, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është mjaft i madh, ku për pasojë po shkaktohet tollovi nëpër qendrat e vaksinimit.

Ndërkohë, sot ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka paralajmëruar mbylljen e shkollave nëse përkeqësohet edhe më shumë gjendja me pandeminë.

Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka thënë se numri i rasteve me Covid-19 mund të rritet edhe më shumë./Indeksonline/