11:20 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjeneral, Daut Haradinaj uron qytetarët e Kosovës për votimin e projektligjeve për ushtrinë

Daut Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për votimin e tri projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës. Ndër të tjera, Haradinaj garanton se ushtria e Kosovës do jetë aleate e fuqishme e NATO-s.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës!Votimi i tri projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës. Kosova edhe një hap tutje në kompletimin e saj kushtetues.

Ushtria jonë do jetë aleate e fuqishme e NATO-s, në krye me SHBA-në.
Do garantojë paqe në rajon dhe do të jetë e gatshme për të shërbyer krahë për krahë me aleatët tonë” shkruan Haradinaj në urim./Indeksonline/