75 Mall Live Search
13:28 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjeneral Orr: FSK ka bërë gjërat e duhura

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka vlerësuar lart shkallën e bashkëpunimit të gjerë dhe intensiv në kuadër të partneritetit ekzistues në mes MFSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Ai gjatë një takimi me komandantin e Gardës Kombëtare (GK) të Ajovës gjeneral majorin Timothy ka theksuar faktin se FSK vazhdon të jetë institucioni më i besuar i sigurisë në vend dhe se kjo besueshmëri ka trend pozitiv edhe te qytetarët serbë të veriut.

Ministri me këtë rast ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës  në ushtrimin fushor  “Shqiponja -6”, të cilët kanë dhënë kontributin në fazën e përgatitjes së  ushtrimit,  po ashtu edhe tash në ekzekutimin e tij, duke theksuar shkallën e lartë të ndërveprueshmërisë me pjesëtarët e FSK-së.

Ndërsa, komandanti i Gradës Kombëtare gjeneral major Timothy Orr ka përgëzuar ministrin për rezultatet e deri tashme, sidomos ka vlerësuar lart integrimin e komunitetit serb në FSK dhe rritjen e besueshmërisë në veri t vendit.

Po ashtu komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral major Timothy Orr pati takim të ndarë edhe me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ku u bisedua për zhvillimet në FSK-së, përgatitjet e planeve për transformim dhe sfidat aktuale që po has ky proces.

Ai po ashtu e ka njoftuar gjeneralin Orr edhe me rezultatet e konferencës “FSK dhe Partnerët”  që ishte  e suksesshme  dhe kishte një numër më të madhe të shteteve pjesëmarrëse.

Gjenerali  Orr në fund të takimit tha se FSK-ja ka bërë gjërat e duhura dhe  në kohën e duhur,  dhe se ky është shtegu  i suksesit që duhet ndjekur në të ardhmen.