19:44 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjeologu: SHBA do të zhduket nga harta nëse shpërthen vullkani “Yellowstone”

Një gjeolog i lartë ka paralajmëruar se dy e treta e popullsisë në botë do të vdesin nëse super vullkani “Yellowstone” do të shpërthejë. SHBA do të zhduket totalisht nga harta.

Dr. Jerzy Zaba, një gjeolog në Universitetin e Silesias, në Poloni, tha se shpërthimi do të jetë i pamundur për t’u shmangur dhe do të sjell shkatërrim total për botën.

Caldera, e cila ndodhet në parkun ndërkombëtar të “Yellowstone, në Wyoming, SHBA, është në një kohë të prapambetur të shpërthimit dhe ka dhënë disa shenja paralajmëruese në vitet e fundit.

Grand Prismatic Spring, Yellowstone National Park, Wyoming

Ky vullkan ka pësuar shpërthim të plotë vetëm tre herë gjatë 2.1 milionë viteve të fundit, ku secila prej këtyre shpërthimeve shkatërroi masivisht globin.

Pa ndonjë predikim se kur eventi kataklizmik do të ndodhi, Dr. Zaba kërkoi evakuim në shkallë të gjerë të SHBA-së. Nëse do të ketë shenja një evakuim i tillë do të ndodhi në një të ardhme të afërt.