16:42 / E Diele, 21 Janar 2018

Gjërat e çuditshme që vozitësit lënë në makina, deri edhe rezervuar të mbushur me peshq!

Makinat janë padyshim ndër mjetet më të nevojshme në ditët e sotme.

Por çfarë gjendet brenda tyre varet nga makina në makinë.

Sipas një studimi të ri në shumë vetura janë gjetur dyshekë, enë urine por edhe gjëra të zymta që mbetën aty dhe s’u hoqën pothuajse kurrë.

Në disa makina të tjera janë gjetur mbeturina të maceve madje edhe veshje të dasmës, transmeton Indeksonline.

Sondazhi i 2 mijë shoferëve ka gjetur se një e katërta janë të zënë ngushtë nga pastërtia e makinave të tyre,  dhe një numër i barabartë pranojnë të dëmtojnë shëndetin nga gjësendet në makinat e tyre.

Dhe një në njëzet të tjerë pranuan që mos të  pastronin asnjëherë brenda makinën.

Sipas Simon McCulloch, nga comparthermarket.com që bëri studimin tha se shumë shoferë janë aq shumë në rrugë sa që nuk është çudi që makinat mund të bëhen shtëpi larg shtëpisë.

Sipas studimit në një makinë u zbulua edhe një kafaz, lloj brejtësi, pranga dhe sende të tjera në Britani.

Objektet e pazakonta përfshijnë edhe pelena të pista, pjesë të një mjeti hekurudhor dhe një rezervuar uji i mbushur me peshq.

Dikush kishte edhe 160 kapela në makinë, shishe bosh,  rroba të palestrës , lodra dhe dokumente.

Vetëm një e treta e ngasësve mbajnë larg makinave të tyre gjësende nga më të ndryshmet./Indeksonline/