20:35 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjergjaj konfirmon datën e duelit të radhës – duket më se i përgatitur

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj ka bërë të ditur datën se kur do ta zhvillojë duelin e radhës.

Gjergjaj, me prejardhje nga Gjakova, do ta zhvillojë duelin e radhës më 15 dhjetor të këtij viti.

Boksieri i kategorisë së peshave të rënda, do të përballet më 15 dhjetor, ditë e shtune, në Grand Casino Basel, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 6 people

Megjithatë, kundërshtari i tij i këtij dueli ende nuk është bërë i ditur, por kjo do të zbulohet ditëve të ardhshme.

Përndryshe, 34-vjeçari, duelin e fundit e ka zhvilluar më 1 shtator të këtij viti, ku triumfoi ndaj Gogita Gorgiladze.

Për duelin e 15 dhjetorit, Gjergjaj është duke u përgatitur intensivisht dhe duket më se në formë për të fituar./IndeksOnline/