09:55 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjermania dërgon ambasador të ri në Serbi

Ditë më parë ishte raportuar se disa nga fuqitë botërore do të dërgojnë ambasadorë të rinj në Serbi, veçanërisht për shkak të zgjedhjes së çështjes së Kosovës.

Në këto ndryshime përmendej Ambasada e Rusisë, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Mediat serbe kanë raportuar se që prej sot Ambasadori i ri i Gjermanisë në Serbi do të jetë Tomas Shild.

Gjatë ditës së sotme Shild arrin në Beograd dhe pas dhënies së kredencialeve të tij, a i zyrtarisht vendoset në post, transmeton Indeksonline.

Shild, 54 vjeçar vjen në Serbi nga Nju-Jorku, ku ka qenë kreu i një departamenti politik në përfaqësimin gjerman me Kombet e Bashkuara gjatë katër viteve të fundit.

Ambasadori i ardhshëm gjerman është me profesion ekonomist, i cili gjithashtu ka përfunduar akademinë diplomatike në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku ai u trajtua profesionalisht për një shërbim më të lartë.

Ai ka qenë në diplomaci për më shumë se dy dekada.

Sipas Blic, Ballkani nuk është i panjohur për të pasi për një kohë të gjatë ka punuar në këtë fushë, saktësisht si referent në Ambasadën e Gjermanisë në Sarajevë.

Përveç kësaj ai ka punuar edhe në Tanzani, pastaj në Misionin e Përhershëm me Bashkimin Evropian në Bruksel dhe për disa kohë në Bruksel, në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme.

Ai gjithashtu shërbeu në Londër, në ambasadën gjermane, ku ishte kreu i zyrës për media. Deri më sot në krye të Ambasadës së Gjermanisë në Serbi ishte Aksel Ditman.