07:38 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / AR

Gjermania furnizon Izraelin me dy dronë

Gjermania e ka furnizuar Izraelin me dy dronë të quajtur “Heron TP”, teksa shteti hebre vazhdon të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të Hamasit.

Dronët “Heron TP” do të merren me qira nga forcat e armatosura izraelite, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.

“Gjermania mbështet Izraelin me deri në dy drone të marrë me qira nga Bundesëehr”, thuhet në një deklaratë, shkruan Sky News.

Ushtria gjermane aktualisht i ka dhënë Izraelit me qira pesë dronë, të cilët përdoren për “trajnimin e ushtarëve gjermanë, ndër të tjera”.