20:31 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjermania-Kosovës dhe Serbisë: Shmangni përshkallëzimin e tensioneve, rikthehuni në dialog

Zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë bën që shtetet e huaja të reagojnë në mënyrë ta ndryshme.

Por është pikërisht Qeveria e Gjermanisë që së fundi u bëri thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve midis tyre dhe t’i rikthehen dialogut.

Steffen Seibert, zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë ka kritikuar fushatën e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, por edhe Kosovën për vendosjen e taksës 100% në drejtim të produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin”, tha Seibert në Berlin, raporton DPA, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash Seibert ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është parakusht për bisedimet e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian

Ndryshe Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendim që taksën 10% ndaj produkteve serbe ta rris në 100%./Indeksonline/