14:23 / E Hënë, 27 Janar 2020

Gjermania merr një vendim të madh për Kosovën

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë.

Nga 24 janari i vitit 2020 Qeveria Ferderale e Gjermanisë hoqi Kosovën nga lista e shteteve për verifikimin e sigurisë së njohur ndryshe si SUG, transmeton Indeksonline.

Haradinaj tha se ky vendim është hap i një kapitulli të ri të marrëdhënieve bilaterale midis vendeve mike dhe thellon raportet ndërshtetërore.

Postimi i plotë:

 Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë!

Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve. Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.

Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe kancelares Merkel!

RH