Gjermania shkatërron Armeninë

Kombëtarja gjermane e ka mposhtur Armeninë me rezultat të thellë 5-0.
Gjermanët e filluan serinë e golave në minutën e 6 me Gnabry, e i njejti e dyfishoi epërsinë 10 minuta më vonë. Në minutën e 35 Reus shënoi për 3-0, ndërsa në fund të pjesës së parë Ëerner e përmbushi pokerin.
Në minutën e 52, Jonas Hofmann i dha goditjen përfundimtare armenëve.
Gjermania me këtë fitore rikthehet në pozitën e parë të grupit J.