11:04 / E Martë, 09 Mars 2021 / A. S

Gjermania, shteti më i atakuar nga lajmet e rreme ruse

Gjermania është shënjestra kryesore e fushatave dezinformuese ruse, deklaroi BE-ja në një analizë të botuar sot. 

Që nga fundi i vitit 2015, 700 raste të lajmeve të rreme ruse në lidhje me Gjermaninë janë regjistruar. Pas saj renditet Franca që është sulmuar me informacione të rreme 300 herë, derisa Italia 170 herë dhe Spanja më shumë se 40 herë, shkruan jutarnji.hr, transmeton IndeksOnline

Që nga fillimi i shkurtit, media ruse ka abuzuar në mënyrë sistematike me rastin e një familjeje ruse nga Berlini, tre fëmijët e së cilës u morën nga shërbimet sociale. 

Në mediat ruse, kjo çështje u paraqit si një shembull i presionit ndaj të cilit janë të ekspozuar të gjithë rusët në Gjermani. Kjo është një përgjigje ndaj çështjes së politikanit opozitar Navalny , shkruan një portal rus.

Ishte rasti i Alexei Navalnyt, opozitarit rus, i cili u trajtua në Berlin pas një përpjekjeje helmimi, që përkeqësoi imazhin e Rusisë në media të Gjermanisë. Kremlini po krijon një imazh të Gjermanisë të sunduar nga rusofobia.